Fitorja e rëndësishme e Liverpoolit ndaj Southamptonit 1-3 në fuëshën e këtyrë të fundit nuk ka përfunduar pa enigma. Ylli shqitpar Xherdan Shaqiri nuk është aktivizuar për asnjë minutë në takimin e sotëm, i vlefshëm për kampionatin anglez duke “ngrirë” në stol.

Që nga fillimi i këtij viti, futbollisti i Zvicrës nuk e ka parë veten titullar në asnjë ndeshje, ku në të 6 takimet që është aktivizuar ka nisur nga stoli.

Dilemat për mënjanimin e tij nga tekniku Jurgen Klopp bënë që tifozë të “Të Kuqve” të shprehnin hapur habinë se si shqiptari, i cili në pjesën e parë të sezonit bënte Kloppin dhe tifozët anglezë të festonin në mënyrë të çmendur fitoren 3-1 ndaj Manchester United në kampionat, takimi që solli dhe shkarkimin e Jose Mourinhos nga stoli i “Djajve të Kuq”.

Disa prej reagimeve pikante në “Tëitter” të tifozëve të klubit legjendar anglez janë si më poshtë:

“Lutuni për Shaqirin!”
“Përse Klopp nuk e përdor Shaqirin?”
“Çfarë ka Klopp kundër Shaqirit?”
“Zëvendësimet e Liverpoolit: Trent Arnold-Henderson dhe Wijnaldum-Milner. Çfarë ka ndodhur midis Kloppit dhe Shaqirit?”