Plot 27 futbollistë ka aktivizuar trajneri Armando Cungu me Vllazninë në ndeshjet e kampionatit të fundit. Dëmtimet e shumta të futbollistëve apo dhe problemet e tjera të krijuara në ndeshjet e fundit, kanë bërë që ai të aktivizojë edhe lojtarët e stolit dhe jo vetëm sepse në ndeshje të caktuara, është detyruar të marrë edhe nga ekipi B apo dhe ai U-19 i klubit.
Ky numër kaq i madh futbollistësh të aktivizuar nuk është shumë koferent edhe me vendin që Vllaznia ka zënë në fund të kampionatit, atë të shtatin. Sa i takon statistikave të këtij sezoni, figuron që kapiteni Shtubina ka qenë në fushë në 34 nga 36 ndeshjet e kampionatit dhe pas tij vjen mbrojtësi Gocaj me 33 e më pas Tafili me 32 ndeshje, Bicaj 29 e me rradhë gjithë të tjerët. Mjafton t’u referohesh këtyre të dhënave për të kuptuar më së miri edhe dështimin në lidhje me disa blerje të merkatos së kuqebluve si Cicmil që ka luajtur vetëm në 19 ndeshje, Pepa me 16 ndeshje dhe për të përfunduar tek Yll Hoxha që ka qenë prezent vetëm në 7 ndeshje të gjysmës së parë të kampionatit. Lojtari që është aktivizuar më pak ndërkohë është Kapaklija i cili ka qenë në fushë vetëm 1 minutë në një ndeshje sepse më pas, nuk ka luajtur për shkak të dëmtimit të pësuar, që e detyroi t’i nënshtrohej edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Ja statistikat e të gjithë lojtarëve të aktivizuar në kampionatin e fundit tek Vllaznia.
1.Ndriçim Shtubina 34 ndeshje
2.Olsi Gocaj 33 ndeshje
3.Alsid Tafili 32 ndeshje
4.Ditmar Bicaj 29 ndeshje
5.Ardit Krymi 29 ndeshje
6.Florind Bardulla 28 ndeshje
7.Endrit Vrapi 28 ndeshje
8.Erald Çinari 27 ndeshje
9.Denis Pjeshka 25 ndeshje
10.Arlind Kalaja 23 ndeshje
11.Rubin Hebaj 23 ndeshje
12.Jasmin Agoviç 22 ndeshje
13.Erdenis Gurishta 21 ndeshje
14.Stefan Cicmil 19 ndeshje
15.Brunild Pepa 16 ndeshje
16.Erind Selimaj 14 ndeshje
17.Elis Bakaj 14 ndeshje
18.Arsid Kruja 14 ndeshje
19.Uendi Vecaj 14 ndeshje
20.Antonio Marku 13 ndeshje
21.Ivor ëeitzer 11 ndeshje
22.Landry Mulemo 8 ndeshje
23.Yll Hoxha 7 ndeshje
24.Denis Dyca 6 ndeshje
25.Arsen Hajdari 3 ndeshje
26.Arenc Dibra 3 ndeshje
27.Ambroz Kapaklija 1 ndeshje