etë ndeshje, tetë fitore dhe faza e parë e kampionatit mbyllet në vendin e parë të renditjes. Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur të mundë edhe Skënderbeun me rezultatin 3-1 në një ndeshje shumë të fortë.

Shkodranët kanë fituar dy setet e para ne shifrat 26-24 dhe 25-22 ndërkohë që korçarët kanë fituar të tretin 25-22 duke rihapur ndeshjen por vetëm kaq sepse në të katërtin, është sërish Vllaznia që fiton 25-19 dhe kësisoj krejt ndeshjen.

Trajneri Ermal Kraja pas përfundimit të ndeshjes, për mediat është shprehur i kënaqur që ekipi i tij i bëri një mbyllje të tillë fazës së parë të kampionatit.

Pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit, do të nisin ndeshjet kualifikuese të Kupës së Shqipërisë, kompeticion në të cilin sërish Vllaznia do futet me pretendime për të fituar dhe ecuria e kampionatit është treguesi më i mirë se ky ekip i ka mundësitë për t’i synuar të dy trofetë këtë sezon.
www.shkodrasport.com