...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia A & Vllaznia B, secila nga një "9"-të por... "të shëmtuar"

Vllaznia A & Vllaznia B, secila nga një “9”-të por… “të shëmtuar”

Koinçidencë por realisht e shëmtuar. “Vllaznia A” dhe “Vllaznia B” ndodhen në të njëjtin vend në renditje. E para, në të nëntin e Superligës ndërsa e dyta, në të njëjtin vend në grupin A të kategorisë së parë. Kanë arritur të lënë vetëm nga një skuadër poshtë vetes. Ekipi kryesor i kuqebluve e nisi sezonin me shumë pretendime por nga java në javë “rrëshqiti” dhe sot ndodhet në pozita aspak komode në renditje.

Vetëm 15 pikë të grumbulluara në 16 ndeshje të luajtura. Më pak se një pikë për ndeshje. Edhe ekipi i dytë i klubit shkodran e nisi sezonin me pretendime madje deri para tre javësh pretendonte vendet e para në renditje por sot ndodhet e parafundit. Edhe ai ka grumbulluar më pak se një pikë për ndeshje, 11 në 12 të luajtura. Të gjithë shpresojnë që gjërat të ndryshojnë nga janari e në vazhdim për të dy këto ekipe.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.