Tek Beselidhja duket se ka rigjetur vetveten. Florind Bardulla jo vetem e ka lene pas periudhen e veshtire te demtimeve te cilat e bene te mendonte edhe mbylljen e karrieres, por edhe tashme eshte shnderruar ne nje nga protagonistet me te rendesishem te skuadres lezhjane.

E tregoi edhe ne ndeshjen e djeshme ndaj Beselidhjes, ku me lojen e tij spikati mbi te gjithe. Dhe jo vetem kaq, Nga kembet e tij kane nisur edhe te dy aksionet qe sollen edhe golat e fitores se saj ndaj Murlanit.

Duke folur per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes, Bardulla eshte shprehur i kenaqur me formen qe po kalon: “Ky ishte nje trepikesh qe na vlen shume per ecurine e metejshme ne kampionat sepse siç e dini objektivi eshte ngjitja ne kategorine e pare.

Kemi nje grup shume te mire dhe ia arritem qellimit ne kete ndeshje, ndonese nuk ishte aspak e lehte sepse edhe Murlani ka djem te rinj shkodrane qe dine te luajne mire futboll. Ne aspektin personal, i kam lene pas demtimet qe kam patur dhe pas fteses se profesor Dritanit, me te cilin kam luajtur futboll te Vllaznia, vendosa t’i bashkohem Beselidhjes kete sezon.

Po kaloj nje forme shume te mire sportive sepse stervitem rregullisht dhe shpresoj shume qe te na ece mbare sepse na pret nje kampionat i veshtire, megjithate Beselidhja eshte e vendosur per te synuar deri ne fund ngjitjen nje kategori me lart, ndonese edhe kundershtaret jane shume te forte”./SHKODRA-SPORT.COM/