Sërish miqësore mes ekipeve të Vllaznisë dhe Adës. Kërkesës së trajnerit Rudi Vata, drejtuesit e Adës i janë përgjigjur pozitivisht për të zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore pas asaj që u zhvillua javën e kaluar dhe që u fitua nga velipojakët 2-0.Ndeshja do luhet në orën 13.00 dhe me shumë mundësi në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kërkesa e trajnerit Vata për ta zhvilluar këtë miqësore ka qenë për të parë lojtarët e huaj që kanë ardhur për provë. Më konkretisht në këtë miqësore do të provohen gjashtë futbollistë që kanë ardhur nga jashtë dhe pikërisht: Serbët Jeliç e Aleksiç, i pari mbrojtës dhe tjetri sulmues. Do provohen dy kroatët, Dujmoviç e Petraniç, edhe këta një mbrojtës dhe një sulmues, po ashtu sulmuesi i kombëtares së Andorës Sergi Moreno dhe sulmuesi shkodran i ardhur nga Italia Hektor Mberovias. Me shumë mundësi pas miqësores së sotme, ata që nuk do ta kalojnë klasën do të kthehen andej nga kanë ardhur. Por edhe ndonjëri prej atyre që mund të pëlqehet, do të kthehet në shtëpi, për t’iu bashkuar skuadrës sërish më 5 janar kur do të fillojë faza përgatitore në Ulqin. Por sesi do t’i aktivizojë sot trajneri Vata katër sulmuesit e ardhur, kjo duhet parë.

www.shkodrasport.com