Me fitimin e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia bëhet ekipi i fundit shqiptar që kompleton skuadrat që do të shkojnë në Europë sezonin e ardhshëm.
Tirana, si kampione e Shqipërisë, do të shkojë në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku do ta nisë nga turi i parë.
Vllaznia, si kampione e Kupës së Shqipërisë do të shkojë në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës, e cila do ta startojë nga turi i dytë dhe kjo gjë ndodh vetëm për shkak të përjashtimit të skuadrave ruse për këtë edicion.
Për sa i përket Laçit dhe Partizanit, edhe ato do të luajnë në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës, por do ta nisin rrugëtimin e tyre nga turi i parë eliminator.