Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE KATEGORIA E TRETEVllaznia 'B' kalon pa sforco Tiranën 'B'. E mund 3-0 në 'Reshit...

Vllaznia ‘B’ kalon pa sforco Tiranën ‘B’. E mund 3-0 në ‘Reshit Rusi’

✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Vllaznia “B” është rikthyer tek fitorja në kampionat dhe pasditen e sotme ajo ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Tirana “B” në ndeshjet e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Në pjesën e parë ka qenë Aris Ara, ai që ka zhbllokuar shifrat me një supergol në minutën e 32-të. Pas një goditje këndi, topi largohet jashtë zone nga një mbrojtës bardheblu dhe aty sulmuesi shkodran me një gjuajtje fluturimthi e ka dërguar topin në rrjetë.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol. Në të dytën skuadra vendase kontrollon gjithçka dhe do të arrinte të shënonte edhe dy gola të tjerë. Fillimisht do të ishte Flavio Fusha që do të dyfishonte shifrat në minutën e 78-të ndërsa në minutën e parë të shtesës, Gerald Kubazi do të shënonte edhe të tretin.

Përfundimisht 3-0 për Vllaznia “B” e cila me këtë fitore ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe për momentin mban vendin e parë në renditje pas javës së gjashtë të kampionatit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments