Pas barazimit javen e kaluar ndaj Mirdites, “Vllaznia B” eshte mundur serish ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne Luz ndaj skuadres vendase. Ne fund te takimit eshte sigluar rezultati 1-0 ne favor te vendasve.

Fatin e ndeshjes e ka vendosur nje gol i shenuar ne minuten e 20-te pikerisht nga Sejdini. Kaq ka mjaftuar qe Luzi 2008 ta fitonte kete ndeshjen dhe per te marre nje trepikesh me shume vlere, me te cilin vazhdon te kryesoje renditjen tashme me pike te barabarta me Voren.

“Vllaznia B” ne fakt pas golit te pesuar eshte munduar te reagoje, megjithate e ka patur shume te veshtire. Per me teper qe prej minutes se 60-te ka mbetur me nje futbollist me pak.

Kjo per arsye se mesfushori Dodani eshte ndeshkuar me kartonin e dyte te verdhe dhe per rrjedhoje edhe te kuqin duke lene kesisoj skuadren me nje futbollist me pak. Kjo e ka veshtiresuar edhe me shume gjendjen e kuqeblute por deri ne fund nuk ka ndryshuar asgje dhe per rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur me rezultatin 1-0 ne favor te vendasve.

Duhet permendur fakti qe ne ndeshjen e sotme trajneri Hasani me perjashtim te portierit Qarri nuk ka patur asnje futbllist tjeter nga ekipi i pare. Vllaznia B ka mbetur ne kuoten e 11 pikeve dhe mban vendin e dhjete ne renditje.
www.shkodrasport.com