“Më ka kërkuar të bëhem unë kryeministër dhe ai president”, kjo ishte deklarata e kryeopozitarit Lulzim Basha ditën e djeshme, i cili ka ndezur mjaft debat jo vetëm në studiot televizive, por edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi është ish-deputeti i opozitës, Nard Ndoka, që përmes një statusi në “Facebook” ironizon kryeministrin Edi Rama, referuar pikërisht deklaratës së Bashës.

Ai i sugjeron të bëhet president i Flamurtarit, ndërsa komentet e shumta nuk mungojnë. Një ndër ndjekësit i thotë që do të ketë përplasje me vëllain, Olsin drejtorin e përgjithshëm të Partizanit.

E me batutë që s’i mungojnë asnjëherë, Ndoka i kthehet: “Dy skuadra të kuqe”./newsport/