Real Madrid vrapon drejt titullit kampion, pasi mbrëmjen e sotme mposhti me rezultatin 2-0 Deportivo Alavesin, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi, në po kaq ndeshje të zhvilluara që prej rifillimit të kampionatit.

Gareth Bale nuk u aktivizua përsëri nga trajneri i madrilenëve Zinedine Zidane dhe uellsiani duke se është përshtatur me këtë lloj situate të krijuar.

Bale është kapur duke përdorur maskën e fytyrës me shaka si maskë gjumi në stol. Karriera e Bale te Real Madrid ka qenë vërtetë e luhatshme, me 30 vjeçari që ka pasur momente të rëndësishme, por që edhe është anashkaluar jashtëzakonisht shumë.

Me rikthimin e Zidanes si trajner , Bale është shprehur i kënaqur edhe pse qëndron në pankinë, duke marrë pagën e tij, ndërsa në anën tjetër trajneri i ka bërë të ditur se nuk ka të ardhme në skuadrën që drejton ai.

Bale kishte refuzuar një transferim në Kinë pavarësisht një oferte të madhe, dhe nga ajo kohë, është përkujdesur të tallet me Real Madrid, duke përfshirë edhe deklaratat rreth sportit të golfit.