Vllaznia vazhdon te mos fitoje per te katerten jave rradhazi. Edhe ndaj Egnatias ne “Loro Boriçi” kuqeblute nuk kane marre me shume se nje barazim 1-1
71’ GOOOL Vllaznia, barazohen shifrat. Pas një rivënie anësore, Mustedanagiç harkon në zonë ku Krymi me shpejtësi godet me kokë dhe mposht Pujën.
60’ Rast i jashtëzakonshëm për shkodranët me Jonuzin i cili nga e djathta harkon për Da Silvën. Ky i fundit, pak hapa larg portës, fluturon topin mbi traversë.
40’ GOOOL Egnatia. Gabim i mbrojtjes shkodranë që lejon Ademin të bëjë 50 metra me topin në këmbë duke u shfaqur para Zogoviç e mposhtur lehtësisht këtë të fundit
14’ E pabesueshme se çfarë humbet Vllaznia. Da Silva bën gjithçka mirë, hyn në zonë dhe i jep një top të artë Aralica, por këtij të fundit i heqin topin nga këmbët. Pastaj Gjurgjeviç gjuan por sheh sferën të ndalet në vijën fatale nga një mbrojtës i Egnatias.
VLLAZNIA-EGNATIA 1-1
’71 Krymi/ 40′ Ademi
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kruja, Da Silva, Gjurgjeviç, Aralica
Trajner: Tomas Brdariç
EGNATIA: Puja, Imeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Majkëll, Iseni, Levendi, Ademi, Xhekson, Magani
Trajner: Zekirija Ramadani