Ne barazim 0-0 eshte mbyllur miqesorja e trete dhe e fundit e Vllaznise ne Bosnje- Hercegovine, ajo e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin e Konjic, pikerisht ndaj skuadres vendas Igman, pjesmarrese ne Superligen e ketij vendi.
Pavaresisht rasteve te krijuara nga te dy ekipet, ato nuk kane arritur dot te shenojne ne portat respektive. Vllaznia ka luajtur me mire se kundershtari, por i ka munguar forca konkluduese ne porte.
Vllaznia luajti sot me kete formacion: Qarri, Dragoshi, Stojanoviç, Juriç, Smajli, Cheshmedjiev, Boshnjaku, Mala, Alivoda, Gruda dhe Balaj. Ne pjesen e dyte nderkohe trajneri Memelli ka aktivizuar edhe lojtare te tjere.
Ne kete menyre ketu mbyllet seria e ndeshjeve miqesore per kuqeblute ne token boshnjake, shoqeruar me nje fitore ndaj NK Medjugorje ne shifrat 4-0 si dhe dy barazime, 1-1 ndaj Posusje dhe 0-0 sot ndaj Igman Konjic. Neser ata do te kthehen ne Shkoder duke i dene fund pergatitjeve ne kete vend./SHKODRA-SPORT.COM/