Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli pas triumfit 3-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Kukësit, në një ndeshje deçizive për ecurinë e ekipit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas ndër të tjera u shpreh:

“Në përgjithësi nuk jam i interesur se çfarë bën Tirana. Ndeshje e sotme na jepte prioritet të madh për të rritur diferencën me Kukësin. 6 pikë + ndeshje direkte. Njësoj pozitat si ndeshja ndaj Vllaznisë. Për këtë i jap rëndësi fitores dhe për mënyrën si djemtë u sollën në fushë.

Jemi mësuar që Kukësin ta shikojmë në këto pozita gjatë gjithë kampionatin për sa i përket lojës. Ne pas shënimit të dy golave në pjesën e parë, donim që ta godisnim Kukësin dhe kishim momente për ta goditur sa më shpejt.

Objektivat e skuadrës janë për të fituar çdo ndeshje dhe mos biem psikologjikisht. Do të vazhdojmë në mënyrën tonë, pavarësisht problemeve që kishim, me dëmtimet e Qatos, Zarubicës dhe Guindon.

Nuk duhet ti futem shumë problemit të Tiranës, ka një skuadër që di të ringrihet shumë shpejt. Tirana është një skuadër e madhe që do kujdes në të gjitha drejtimet. Do të mundohemi të luajmë futboll. Ndeshja e sotme ishte më tepër e rëndësishme se ajo ndaj Tiranës.

Brenda skuadrës diskutohet problemi që duhet të jetë sa më e mbledhur. Unë mendoj që lojtarët e mij duhet të jenë të pjekur edhe në vazhdimësi. Duhet të jemi shumë me këmbë në tokë. Do të luajmë futbollin që dinë futbollistët dhe kërkoj unë. Futbolli ka të gjitha komponentët. Lojtarët dinë ta luajnë topin poshtë dhe dinë të luajnë shpesh.

Unë ato që kam fituar si futbollist dhe trajner, unë i kam harruar. I harrojnë të tjerët. Unë nuk mbetem tek ato që kam fituar. Mua më intereson që edhe futbollistët e tjerë të bëjnë një ecuri si e Lushkjas dhe të ndihmojnë skuadrën. Ujka mund të vinte dhe më shpejt në planet e mija. Unë në përgjithësi nuk i qëndroj shumë të kaluarës, sepse harrohet shumë shpejt”, u shpreh Mirel Josa.