Ndodh surpriza në Kamëz! Kastrioti ka arritur të marrë tre pikë të arta për objektivin e mbijetesës teksa kanë mposhtur me rezultatin 2-1 kryesuesit e Tiranës, falë dopietës së brazilianit Kaina Nunjesh dhe debutuesi Dijar Nikqi për bardheblutë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 14′ pikërisht nga Kaina Nunjesh teksa pas disa ngatërrimeve në zonën e rreptësisë sulmuesit brazilian i ka mjaftuar një prekje që të kalonte vijën fatale.

Skuadra e Emiljano Çelës ka shpërdoruar shumë raste për golin e dytë, por pa mundur që të finalizonin si duhet deri në momentin që sërish Kaina Nunjesh shënon mjaft bukur në minutën e 82’.

Sfida u duk sikur u hap me realizimin e golit të Dijar Nikqit, por ndeshja përfundoi me triumfin e krutanëve.

Në fund plasi gjithçka ku Aldi Gjumsi u godit nga një send në kokë nga tifozeria krutane dhe la fushën i dëmtuar.

Kjo fitore e artë e Kastriotit e ngjit një pozicion më lart, teksa lë pas shumë javësh vendin e fundit dhe duke koleksionuar 18 pikë, ndërsa Tirana me këtë hap fals mbetet në 46 pikë, por ndjen Laçin pranë pas fitores me Kukësin në -3 dhe me ndeshjen direkte javën e ardhshme.

FT | KASTRIOTI 2-1 TIRANA

Kaina Nunjesh 14′, 82′ / Nikqi 88′