Tirana pwsoi njw humbje pwrballw Kastriotit nw transfertw. Tekniku i Tiranws, Orges Sheghi, e komentoi kwtw pwr mikrofonat e “Super Sport”.

Çfarë nuk funksionoi në pjesën e parë? – Ndryshon terreni, ndryshon se çfarë jep në fushë skuadra kundërshtare. Kemi pasur vështirës pjesën e parë. Gabuam që pësuam një gol shumë shpejtë dhe kur pëson kështu në të tilla fusha, me kundërshtarë të tillë që kthehen mbrapa, bëhet shumë e vështirë.

Rasti i Xhixhës. – Unë s’do bëj moviolën. Loja efektive bëhet shumë pak dhe kur kjo ndodh ke shumë pak raste. Pastaj për këtë nuk mund të gjykoj unë, por ata që janë në studio.

Si është gjendja e Gjumsit? – Gjumsi fatmirësisht është mirë. Ka marrë një të çarë dhe më vjen mirë që nuk e mori afër syrit, por gjendja është e mirë.

Pse Deivid deri në fund? – Momentet e fundit futëm dhe Beqirajn dhe Nikqin luajtëm gjithçka për gjithçka. Mund të luanim me më shumë topa në zonë, sepse kjo ndeshje nuk ka shumë për të interpretuar. Prandaj e lashë Deividin në lojë.

Pse e zëvendësuat Gjumsin? – Nuk ka nevojë ta lëmë ekipin em 10 vetë, kur e kishim një ndrim dhe pse ta rrezikoja Gjumsin.

Si ju duk arbitrimi? – Ca të them!? Kur vendimet merren me gjakftohtësi dhe gjyqtari mund të gabojë. Unë personalisht nuk jam i kënaqur.

E sheh skuadrën në situatë të tensionuar? – Ne vijmë me një humbje pas 6 fitoresh dhe 1 barazim. S’ka pse të kemi presion. Ne do të donim të fitonim, por ky është futbolli.