Tjeter fitore ne kampionat nga Vllaznia U17 dhe serish me rezultat te thelle. Paraditen e sotme ajo ka luajtur ne kryeqytet ndaj Partizanit dhe ka fituar me shifrat 5-1.

Gjithçka eshte bere e lehte per kuqeblute e trajnerit Bizi qe kane shenuar dy gola brenda dy minutave ne fundin e pjeses se pare, fillimisht me ane te futbollistit Matija dhe pastaj me Dodajn duke mbyllur kete pjese ne shifrat 2-0.

Ne te dyten serish dy gola brenda dy minutash, nga Cungu dhe Kodra ne minutat 69 dhe 70 duke vulosur fitoren. Partizani shenoi nje gol sa per statistike me ane te Gjetes ne ’73 por vetem kaq sepse Vllaznia U17 do te shenonte serish.

Autori i golit te peste dhe te fundit te kesaj ndeshje do ta shenonte futbollisti Boshti nje minute para fundit. Perfundimisht 5-1 per Vllaznia U17.

Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 10 pikeve duke kaluar kesisoj edhe momentin jo te mire te fillimit te kampionatit, nderkohe qe tashme eshte ngjitur ne vendin e gjashte por kuptohet qe synon serish per me lart./SHKODRA-SPORT.COM/