Sulmi i shkodranëve do të bëhej i frikshëm nga krahët nëse firmos Liridon Latifi. Me kosovarin dhe brazilianin Viktor da Silva, Vllaznia do të plotësohej më së miri në fazën ofensive, teksa të dy lojtarët janë shumë të shpejtë.

Sa i përket majës së sulmit, në rast se boshnjaku Dilaver rinovon marrëveshjen edhe për një sezon, atëherë do të luftojë për një vend titullari me maqedonasin Durdeviç dhe vlonjatin Hoxhaj.

Gjithashtu, ganezi Bismark që pritet të vijë, mund të jetë kandidat potencial për të qenë ai në qendër të sulmit kuqeblu. Kjo do te thote se shkodranet tashme e kane rregulluar vijen e sulmit.

Megjithate nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe ndonje levizje tjeter, kryesisht ne mesfushe dhe nese do te ndodhte kjo, atehere Vllaznia do te ishte vertete e frikshme edhe per sezonin e ri.