E gjithe vemendja e Vllaznise padyshim qe eshte perqendruar tek sfida e pare e turit te dyte te “Conference League” ndaj AEL Limasol qe do te luhet te enjten e dates 22 korrik.
Por sakaq, procedurat e UEFA-s kerkojne qe te percaktohet edhe orari i ndeshjes se kthimit dhe drejtuesit kuqeblu e kane kryer edhe ate.
Nga sa mesohet, KF Vllaznia edhe per ndeshjen ndaj AEL Limasol ne Shkoder, ka zgjedhur te njejtin orar si ne ndeshjen e kaluar ndaj Shiroki Brijeg, pra ne 21.00.
Nje gje e tille eshte bere ne rradhe te pare edhe per shkak te temperaturave me te uleta disi ne darke, por edhe ngaqe nje ndeshje nen driten e projektoreve dhuron te tjera emocione.
Pra, tashme eshte vendosur gjithçka edhe sa i takon sfides se 29 korrikut ne “Loro Boriçi” dhe padyshim qe tifozet shkodrane enderrojne nje tjeter kualifikim si ai ndaj Shiroki Brijeg./SHKODRA-SPORT.COM/