Vllaznia do të luajë nesër ndeshjen e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë në Durrës ndaj Teutës.
Kujtojmë që rezultati i ndeshjes së parë të luajtur në Shkodër ka qenë i barabartë 2-2.

Ndërkohë në prag të takimit të rradhës, kur zakonisht zhvillohet edhe konferenca e shtypit, këtë herë nuk ka ndodhur
kështu. Drejtuesit e Vllaznisë kanë kërkuar edhe mirëkuptimin e mediave duke vendosur “heshtje shtypi”.

Një vendim i tillë duket se është marrë për ta lënë skuadrën të qetë në përgatitjet për këtë ndeshje sepse duhet thënë që situata nuk ka qenë ajo e duhura. Mungesa e rezultateve në ndeshjet e fundit, apo dhe polemikat e hapur në lidhje me arbitrimin, kanë bërë që vëmendja të spostohet.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer trajnerit Dedja që është munduar të bëjë skuadrën gati ndonëse edhe këtë herë do të ketë disa mungesa të rëndësishme në formacion. Tashmë duhet parë se si do të ndikojë kjo sjellje e drejtuesve të Vllaznisë në raport me mediat, duke shpresuar që vërtetë t’i ketë efekt heshtja për shtyp.
www.shkodrasport.com