Ish-mesfushori i Teutës dhe Kukësit Arbër Çyrbja nuk do të largohet këtë sezon nga Gjilani. Mesfushori shijakas ka bërë prapakthehu do të vazhdojë të luajë për “Skifterat”, të paktën deri në mbyllje të këtij edicioni.

Anësori 27-vjeçar po stërvitet me Gjilanin në Durrës në kuadër të përgatitjeve për rinisjen e kampionatit në Kosovë. Gazeta “Sheshi” raporton se lojtari dhe klubi kanë ndryshuar qëndrim kundrejt njëri-tjetrit dhe duan të vazhdojnë bashkëpunimin.

Çyrbja nuk po gjente hapësira te Gjilani me ardhjen e trajnerit Bylbyl Sokoli, ndërsa ishte pranë largimit nga bardhekuqtë gjilanas.

Drenica ishte pranë transferimit të tij, ndërsa dhe Vllaznia tentoi ta bindte lojtarin për t’iu bashkuar kuqebluve.

Tashmë, Gjilani mund ta llogarisë Arbër Çyrbjen si lojtarin e tij.