Vllaznia e basketbollit ka vendosur te nderoje ashtu si duhet Mjeshtrin e Madh, ikonen e basketbollit shkodran dhe atij shqiptar Renato Radojen, me rastin e 80 vjetorit te lindjes se tij.

Per kete arsye, eshte menduar qe neser ne ndeshjen e kampionatit Vllaznia- Partizani, te kete nje ceremoni te veçante. Kjo eshte bere publike ne faqen zyrtare te shoqates se basketbollit Vllaznia ku shkruhet:

KB Vllaznia – KB Partizani

Nesër (E Shtune) ora 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”

Këtë muaj Mjeshtri i Madh Renato Radoja festoi 80 vjetorin e tij të lindjes, dhe nesër do këtë një ceremoni nderimi për këtë figurë të madhe të basketbollit.

Të gjithë nesër në pallatin e sportit për të nderuar mjeshtrin e madh duke e kthyer në një festë dhe duke shpresuar fitoren përballë Partizanit.