Vllaznia e sivjetme po ben gjithçka mire. Luan bukur, fiton dhe kryeson me merite renditjen e kampionatit. Aq sa ka filluar te ngjalle shpresat e medha tek te gjithe tifozet per fitimin e titullit kampion.

Keta te fundit ne fakt e meritojne kete gje sepse jane me te zjarrtit ne Shqiperi. Ata e vuajne keq gjendjen jo te mire te skuadres se tyre te zemres, e po ashtu festojne si pakkush tjeter kur ka sukses.

Dhe kjo nuk eshte nje tradite e viteve te fundit. Eshte e hershme, aq sa dhe vete historia e ketij klubi. Shkodranet jane shume te lidhur me kete emer dhe keto ngjyra.

Si per ta treguar me mire kete gje, po shkepuesim kete foto te te mirenjohurit Paul Palushi e bere para me teper se 30 vitesh, per te treguar se si mbushej stadiumi “Vojo Kushi” i atehershem.

Dhe nuk ishte nje sezon kur Vllaznia ishte ne vend te pare, por ishte nje sezon kur skuadra shkelqente ne fushen e lojes. Luante bukur futboll dhe kaq mjaftonte per ta per te qene ne stadium dhe per t’u kenaqur duke pare ate./SHKODRA-SPORT.COM/