Cristian Eriksen është në kërkim të një skuadre të re pas largimit nga Interi, pas situatës që përjetoi në Kampionatin Evropian, ku pësoi atak në zemër dhe që nga ajo periudhë ai nuk ka mundur të luajë më.

Kjo i përket të shkuarës dhe lojtari është shprehur se do dëshironte të luante në Botëror, një ëndërr që sipas tij mund ta përmbushë dhe është gati për të bërë këtë.

Por përveç kësaj, ish-lojtari i Interit është ftuar nga Antonio Conte që të luaje te ish0klubi i tij Tottenham, ku tekniku i “spursave” është shprehur se për të gjithmonë dera është e hapur.

“Për Christian, dera do të jetë gjithmonë e hapur. Ta shoh atë të gatshëm për të luajtur sërish, është lajm i madh”, ka deklaruar Conte.

Nëse diçka e tillë do realizohet, do të shikojmë përsëri një ribashkim të Contes dhe Eriksen, teksa dyshja më parë kanë bashkëpunuar kur ishin pjesë e skuadrës së Interit në Seria A, dhe tekniku italian ia njeh mirë vlerat danezit.