Tirana është gati të mirëpresë prurjen më të re në ekip.

Devid De Silva ka prishur kontratën me klubin e Sporting Kovilhas,e cila militon në kategorinë e dytë portugeze dhe është gati për tu veshur bardheblu.

Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se braziliani është nisur për në Tiranë dhe prezantimi mund të vijë me shumë mundësi nesër.

25 vjeçari e njeh mirë Shqipërinë pasi ka shkëlqyer në radhët e Kastriotit.