Java e 5-të e ‘’Abissnet Superiore’’ do të mbyllet me supersfidën Vllaznia-Dinamo që do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’.
Të dyja skuadrat nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes këtë kampionat, dhe kjo është një arsye që e sotmja të jetë një duel mjaft i zjarrtë.
Trajneri Shkëmbi do të vijë në këtë sfidë me dy mungesa shumë të rëndësishme, si ajo e mbrojtësit Alesandar Sofranak dhe mesfushorit Enis Gavazaj, njëri për shkak kartonësh tjetri është i dëmtuar.
Mirëpo, dhe mesfushori nga Mali, Ali Samake ka shanse minimale, duke i prishur shumë punë Shkëmbit pasi Samake mund të aktivizohet dhe në qendër të mbrojtjes.
Formacioni i mundshem i Vllaznise: Zogoviç, Kruja, Gurishta, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Heriç (MUstedanagiç), Latifi, Djurdjevic, Aralica.
Formacioni i mundshem i Dinamos: Haziraj, Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski, Abazaj, Demiri, Bardhi, Ibraimi, Mihana, Çinedu.