Flamurtari tashmë pjesë e Kategorisë së Dytë këtë sezon arriti të fitojë në shifrat e thella 6-0 në javën e 4-ët të kampionatit. Kuqezinjtë mposhtën Përmetin brenda në Vlorë. E këtë sezon në ekipin bregdetar ka një koloni shkodrane, ku një nga ata që gjeti edhe rrugën e rrjetës në ndeshjen e fundit është edhe Denis Pjeshka.

Ish-futbollsiti i Vllaznisë flet për “Shkodra Sport” duke u shprehur se kjo fitore është e rëndësishme, dhe se Flamurtari do rikthehet shpejt në elitë.

“Morëm një fitore të thellë në ndeshjen e fundit që do na shërbejë si një dozë motivimi akoma më tepër. Skuadra është e përbërë nga lojtarë me shumë eksperiencë në Superligë, por edhe djemë të rinj që duan të bëhen protagoistë.

Flamurtari do jetë shpejt atje ku i takon sepse është luks i tepruar për këtë kategori. Goli ? Jam i kënaqur që shënova pasi unë nuk jam lojtar sulmues dhe golat mua më japin një ndjenjë të veçantë. Shpresoj që të shënoj sërish në ndeshjet e tjera”- eshte shprehur ai.
Endri ÇINARI