Oumar Turad Kamara, mesfushori me tipare sulmuese 21-vjeçar zor se mund të qëndrojë më te Besëlidhja. Jo për shkak të kushteve, pasi në këtë aspekt lojtarët nga Guinea janë trajtuar mjaft mirë nga presidentit Gjok Noka dhe klubi lezhjan. Nga sa bëhet e ditur, nga menaxheri i lojtarit ai pritet që të luajë në Superiore.

Sipas vipsport.al mesohet se ofertat nuk mungojnë për lojtarin nga Guiena nga disa skuadra të elitës. Kamara, ka spikatur, sidomos në dy sezonet e fundit në radhët e Besëlidhjes, e madje këtë sezon ka shënuar edhe 9 gola.

Vjet në verë ishte pranë firmës te Teuta, Kamza, Luftëtari, Kastrioti por edhe Trepça’89 e Mitrovicës. Me shumë gjasa mund të luajë në Shkodër, pasi ka pasur edhe bisedime konkrete mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesve të Vllaznisë që e kanë pikasur këtë sezon mesfushorin e talentuar nga Guinea.

Por, nuk përjashtohet mundësia që për sezonin e ardhshëm të luajë në Durrës ose Gjirokastër pasi tratativat janë lënë të hapura…/Vipsport/