Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia do të transmetohet dhe në Shqipëri, ja ku mund t’a shihni...

Vllaznia do të transmetohet dhe në Shqipëri, ja ku mund t’a shihni ndeshjen

Vllaznia do të përballet ndaj AEL Limasolit në shtëpinë e këtyre të fundit, e vlefshme për ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Një lajm i madh vjen për të gjithë tifozët shkodranë ku do të kenë mundësinë për të parë ekipin e tyre të zemrës në “SuperSport” ku kanë fituar të drejtën e tyre të transmetimit.

Kjo ndeshje shihet tepër e rëndësishme për kuqeblutë ku dëshirojnë me çdo kusht fitoren që në takimin e parë ndaj një kundërshtari jo të lehtë si AEL Limasol.

Vllaznia vjen në këtë ndeshje pas kualifikimit ndaj Shiroki Brijeg ku arriti të triumfonte në stadiumin “Loro Boriçi” me rezultatin 3-0.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments