Momente te mira per sulmuesit shkodrane. Jo me kot, ata kryesojne renditjen e golashenuesve me te mire te kampionatit si ne “Abissnet Superiore” ashtu edhe ne kampionatin U19 duke treguar se tradita e sulmuesve te Vllaznia ka rikthehet serish.
Bekim Balaj po zhvillon nje sezon te mire deri tani teksa ne 17 ndeshje ka shenuar 11 gola dhe kryeson me merite renditjen e golashenuesve te kampionatit, duke hedhur kesisoj qe tani kandidaturen per “Kepucen e Arte” te ketij sezoni.
Nga ana tjeter, edhe ne kampionatin e te rinjve eshte nje tjeter futbollist i Vllaznise qe e ka mbyllur vitin duke qene ne vendin e pare te renditjes se golashenuesve me te mire te kampionatit U19 me 9 golat e shenuar.
Perpos tyre, edhe tek kampionati U17 po spikat Xhesild Kapllanaj i cili per arsye demtimi ka munguar ne disa ndeshje, por eshte i dyti ne renditjen e golashenuesve me te mire te kampionatit dhe sigurisht qe do te jete nje kandidature e forte deri ne fund per “Kepucen e Arte” te kesaj grupmoshe.
Edhe tek kampionati U16 po spikat nje tjeter sulmues shkodran. Flavio Fusha me 8 gola eshte i dyti ne renditjen e golashenuesve me te mire te ketij kampionati.
Shkodra dhe Vllaznia jane shquar gjithmone per sulmuese cilesore dhe renditjet aktuale te golashenuesve te ketyre kampionateve po e tregojne kete gje, se Bekim Balaj do te kete pasues te denje si “gjahtare golash”./SHKODRA-SPORT.COM/