Nesër në Tiranë do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë në boks për të rritur dhe Vllaznia do të synojë padiskutim fitoren e trofeut të rradhës, që do të jetë i 23-ti për të në këtë kompeticion.

Por në prag të këtij aktiviteti, për ekipin shkodran kanë dalë në plan të parë disa probleme të cilat mund të ndikojnë edhe në paraqitjen e nesërme në ring të boksierëve të tij, por ata janë të vendosur për t’ia dalë me sukses.

Për gazetën “Shkodra Sport” para nisjes për në kryeqytet ku do të zhvillohen këto ndeshje, është shprehur: “Objektivi ynë dihet, fitorja edhe e këtij trofeu, që do të jetë Kupa e 23-të që do t’i sjellim Shkodrës dhe klubit Vllaznia.

Por ajo që na e ka ulur disi entuziasmin është padyshim indiferenca me të cilën këta sportistë shoqërohen. I gjithë ekipi i Vllaznisë do të udhëtojë drejt Tiranës me shpenzimet e veta sepse as Bashkia dhe as klubi Vllaznia nuk na kanë ndihmuar.

Bllokimet e fondeve në këtë fundviti, kanë krijuar një problem të madh, megjithatë shpresojmë t’ia dalim. Por, nuk është normale kjo gjë. Gjysma e ekipit ka udhëtuar sot drejt Tiranës, ndërsa gjysma tjetër do të udhëtojë nesër, do të peshohet dhe do të ngjitet në ring për të fituar.

Kjo nuk është aspak normale megjithatë ky është realiteti. Gjithsesi, do të bëjmë çmos që ta fitojmë edhe këtë trofe”.
© shkodrasport.com