Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia duket se ka gjetur mesfushorin që i mungonte: Elvedin Heriç

Vllaznia duket se ka gjetur mesfushorin që i mungonte: Elvedin Heriç

Te Vllaznia jane te kenaqur sepse mesa shihet kane bere nje goditje te rendesishme ne merkato. Behet fjale per mesfushorin boshnjak Elvedin Heriç.

Ai ka luajtur vetem 45 minuta ne miqesoren e djeshme ndaj Burrelit, por me disa veprime qe ka bere ne fushen e lojes, ka fituar duatrokitjet e tifozeve shkodrane te pranishem ne “Loro Boriçi”.

24 vjeçari boshnjak i eshte bashkuar vetem ditet e fundit kuqebluve, por ka fituar menjehere besimin e te gjitheve. Kemi te bejme me nje lojtar i cili ka natyren e lojes se nje fantazisti dhe qe piken e tij me te forte ka pasimin e sakte.

Vllaznia ka vuajtur prej vitesh per nje lojtar te tille dhe mesa duket e ka gjetur tashme ate. Kuptohet qe eshte ende heret per te folur me superlativa, megjithate pershtypjet e para jane shume pozitive rreth tij.

Edhe vete trajneri Brdariç ne prononcimin e dhene per mediat pas miqesores me Burrelin u shpreh keshtu per te: “Mendoj se me Heriç kemi gjetur një lojtar të mirë dhe e tregoi për sa luajti”.

Ky lojtar qe eshte rritur tek Akademia e Sarajevos, ka provuar te luaje edhe me ekipin e pare te tij, por me pas ka luajtur edhe me ekipe te tjera ne Bosnje, Slloveni dhe se fundi ne ligen e dyte austriake para se te vinte te Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments