Uerdi Mara është një nga lojtarët më cilësor të Skënderbeut. Kjo nuk ka mbetur pa u vënë re nga skuadrat e Kategorisë Superiore, të cilat kanë shfaqur interesim konkret dhe kanë kërkuar të mësojnë shifrën që duan korçarët për të lënë të lirë 22 vjeçarin fantazist.

Kushdo që dëshiron të blejë Marën, duhet të paguajë gjithashtu te Skënderbeu edhe taksën e formimit të lojtarit. Kështu, thjeshtë kjo klauzolë bën që shifra të shkojë përafërsisht 130 mijë euro, pa llogaritur këtu ndonjë shpenzim tjetër. Kjo bën që gjigandët e Superiores të tërhiqen.

Njeri nga dy ekipet qe ka kerkuar sherbimet e ketij lojtari ka qene edhe Vllaznia. Po ashtu edhe Dinamo, por perballe nje shume te tille qe kerkojne korçaret per ta lene te lire, veshtire qe kjo levizje te realizohet.

Uerdi Mara ka luajtur 15 ndeshje këtë edicion, ku ka dhënë 2 assist në Superligë. Në Kupë mbetemi në kuotën e një paraqitje. Në tërërsi, ai numëron 1379 minuta në fushë.