Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra, ka humbur ndeshjen e parë të çerekfinaleve të kampionatit. Pasditën e sotme, ato janë ndeshur me Partizanin, në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë.

Vajzat shkodrane arritën të fitojnë një set, konkretisht setin e parë 22-25, por ato nuk kanë mundur dot të rezistojnë në tre setet e tjera, duke i humbur ato, 25-21, 25-15 dhe 25-15 ndaj një prej ekipeve më të forta të kampionatit.

Në këtë mënyrë, Vllaznia humbet ndeshjen e parë të çerekfinaleve të kampionatit, duke treguar se do ta ketë shumë të vështirë të pretendojë për më lart.

Ndeshjen e kthimit ndaj Partizanit, Vllaznia në volejboll për femra, do ta luajë ditën e hënë, duke nisur nga ora 16:00, në “Qazim Dervishi” në Shkodër.
Maringlen ZHIVANI