Vlera e tij ne faqen e specializuar te merkatos eshte 300 mije euro, por ne fakt te Vllaznia nuk ka patur mundesi te tregoje asgje nga vlerat e tij.

E kemi fjalen per futbollistin me pasaporte franceze Michael Panos. Ai ka luajtur deri me tani vetem 9 minuta ne kampionati, pikerisht ne ndeshjen e fazes se trete, ate ndaj Kastriotit te fituar nga Vllaznia 1-0 me 30 janar te ketij viti.

Po ashtu, ka luajtur edhe 34 minuta ne dy ndeshjet e Kupes se Shqiperise ndaj Flamurtarit. Vetem kaq dhe asnje minuta me shume, ndonese konsiderohet blerja e vetme e kuqebluve ne merkaton e janarit.

Ne fakt, me shume sesa nje blerje, Panos ka ardhur te Vllaznia per te rikapur formen e tij sepse vinte nga nje periudhe e gjate demtimi. 25 vjeçari ndodhet ne Shkoder qe ne muajin shtator, por sakaq vetem ne janar eshte federuar me ekipin kuqeblu me shpresen se do te jepte diçka me shume, por kjo nuk ndodhi.

Fakti qe ne ndeshjet e fundit, ne rolin e mesfushorit te qendres, ne mungese te Jonuzit jane provuar lojtare qe nuk kane lidhje me ate repart si Diagne apo ndonje tjeter dhe ai nuk ka luajtur, kjo do te thote se stafi nuk ka shume besim tek ai. Ndonese vlera e tij ne merkato eshte 300 mije euro…/SHKODRA-SPORT.COM/