Te shtunen ne oren 15.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja ne mes Vllaznise dhe Korabit, e para e serise se fundit te perballjeve ne play-off per grupin A.

Shkodranet vijne ne kete ndeshje te qete sepse tashme e kane arritur objektivin e tyre sepse jane ne Superlige, por nderkohe tek Korabi kane ende synimet sepse duan vendin e dyte. Kete gje ka thene edhe trajneri i tij Dorian Bubeqi ne nje prononcim te dhene per “sportekspres.com”.

“Gara në grupin tonë mendoj se po zhvillohet e fortë, por edhe e bukur. Korabi i ka luajtur me seriozitet të gjitha ndeshjet, jo vetëm tani në fazën e tretë. Kështu, edhe në ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë do të shkojmë në Shkodër jo vetëm të shijojmë një sfidë luksi, por edhe të synojmë tri pikët”, shprehet kavajasi.

Synimin për fitore Bubeqi e mbështet te situata e skuadrës së tij, ndërkohë që synimi i dibranëve është pozicionimi në vendin e dytë në fund të kampionatit. “Jemi në garë për vendin e dytë dhe si skuadër i kemi mundësitë ta arrijmë objektivin. E kam quajtur një mini-kampionat këtë synim të skuadrës sonë dhe besoj se do t’ia dalim”, përfundon Bubeqi.

Megjithate edhe shkodranet, pavaresisht se do t’u krijojne hapesira te rinjve, nuk do te heqin dore nga fitorja e ketij takimi sepse nuk duan te prishin serine e fitoreve ne kete faze.