Elseid Hysaj është një nga futbollistët më të vlefshëm të Kombëtares, jo vetëm se është kapiten i saj por edhe për faktin se mbrojtësi në karrierën e tij aktivizohet me një skuadër elitare në Itali, si Napoli.

Këtë herë suksesi i Hysajt vjen jashtë fushe teksa 25-vjeçari i është bashkuar ekipit të Adidas.

Gjigandi i veshjeve sportive vitin e kaluar nënshkruan me Lorenco Insinjen, ndërsa këtë herë ishte radha e 4 futbollistëve të tjerë përfshirë edhe Elseid Hysaj.

Këtë sezon shkodrani nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa me ardhjen e trajnerit të ri Karlo Ançeloti, iu desh pak kohë për t’u përshtatur me filozofinë e italianit, megjithatë në kohët e fundit mbrojtësi është rikthyer të jetë titullar në krahun e tij të mbrojtjes.

Ndërkohë, Hysaj është pranë rinovimit të kontratës me napoletanët edhe pse për shqiptarin nuk kanë munguar ofertat apo sinjalet e merkatos nga klube jo vetëm brenda Italisë. /VipSport/