Ka nisur me gol ndeshja në Shkodër. Vllaznia që në minutën e 2-të ka kaluar në avantazh me anë të kapitenit Krymi.

Ai ka përfituar nga një gabim i mbrojtësve të Korabit që në përpjekje për të pasuar tek portieri, ia dorëzojnë topin shkodranëve dhe mesfushori që mban shiritin e kapitenit në këtë ndeshje e dërgoi topin në rrjetë.

Një nisje e tillë e ndeshjes me gol, padyshim që do t’i favorizojë kuqeblutë për të arritur fitoren e tetë rradhazi në kampionat.

Vllaznia e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Qarri, Gurishta, Borshi, Ignat, Marku, Krymi, Bardulla, Mehmedaj, Kruja, Bilali dhe Zogaj.

Ndërkohë Korabi po luan me Birja, Bogdani, Disha, Doçi, Hoxha, Hysi, Karaj, Lika, Mu♪5a, Raza dhe Reçi.
© shkodrasport.com