Ndryshimet në pankinë nuk po i sjellin ndryshimet në rezultate tek Vllaznia. Madje tek kjo skuadër vazhdon “avazi i vjetër” i gabimeve në sulm dhe për rrjedhojë vijnë gabimet në mbrojtje çka i kushton pastaj në rezultate. Kështu ka ndodhur edhe pasditen e sotme në ndeshjen e luajtur në Korçë ndaj Skënderbeut që u fitua nga kjo e fundit me rezultatin 2-0.

Në fakt, kanë qenë shkodranët ata që duhej të kishin shënuar të paktën dy herë me rastet që iu shfaqën sulmuesit Atsina dhe atë që nuk e bëri ai, e bënë korçarët të cilët përfituan nga gabimet e mbrojtjes kuqeblu në largimin e topave nga zona dhe për rrjedhojë përfituan Taku e Soue që shënuan në pjesën e dytë duke i dhënë tre pikë me shumë vlerë skuadrës së tyre. Nga ana tjetër, Vllaznia mbetet në kuotën e 6 pikëve pas përfundimit të 9 ndeshjeve të fazës së parë të kampionatit, në një pozitë aspak komode në vendin e parafundit në tabelën e renditjes.
© shkodrasport.com