Vllaznia e sezonit te ri do te zbrese neser per here te pare ne fushen e lojes. Fillimisht ne nje perballje jo shume te rendesishme per kupe ndaj Devollit, por ne kampin shkodran jane shume te perqendruar.

Edhe per sfiden e neserme stafi teknik duket se e ka vleresuar maksimalisht dhe nuk perjashtohet mundesia qe ne fushe te jene shume prej titullareve.

Kjo do te thote se nuk duan te tolerojne ne asgje dhe kane nder mend te zhvillojne nje sezon me sa me pak gabime.

Vllaznia e sezonit te ri qe te gjithe e konsiderojne nje skuader te re, nisur edhe nga ndryshimet e shumta qe ajo ka pesuar, pritet me shume interes nga tifozet.

Kuptohet qe sfida e neserme me Devollin pritet me kenaqesi sepse kuqeblute prej shume kohesh duan te startojne me ndeshjet zyrtare dhe tashme ka ardhur momenti per te treguar vlerat e veta./SHKODRA-SPORT.COM/