Plotesohet stafi i ekipit Vllaznia U21 dhe tashme gjithçka eshte gati per startin e kampionatit. Shorti i ketij te fundit do te hidhet paraditen e se henes dhe kuqeblute do te mesojne emrin e kundershtarit per javen e pare e me pas.

Por nderkohe, shkodranet sot kane zhvilluar edhe nje test kontrolli ndaj ekipit te Teutes te cilin e kane fituar me rezultatin 4-2.

Nga ana tjeter, ajo qe te ben pershtypje tek ky ekip eshte se tashme organika e tij eshte plotesuar jo vetem me lojtaret e duhur por edhe me trajneret.

Trajneri Fatjon Hasani pak kohe me pare pati perkrah edhe trajnerin e portiereve Elis Dervishi, ndersa prej pak ditesh stafi i trij eshte plotesuar edhe me nje zevendestrajner.

Behet fjale per nje emer te njohur, Nefail Zhejanin. Ai ka punuar prej vitesh tek Akademia Vllaznia me mosha te ndryshme, ndersa tani eksperiencen e tij do ta vere ne dispozicion te ketij ekipi./SHKODRA-SPORT.COM/