Vllaznia në volejboll për të reja ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Mesditën e së enjtes, ajo ka mundur me rezultatin 3-0 ekipin e Partizanit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Dy setet e para janë fituar ne shifrat 26-24 dhe 25-20 dhe në të tretin ka patur shumë rivalet megjithatë në fund kanë qenë vajzat shkodrane që kanë fituar 25 – 23 dhe kësisoj krejt ndeshjen me rezultat të pastër.

Kjo fitore ne fakt ka qene e rendesishme sepse Partizani ka qene i vetmi ekip qe e ka mundur Vllaznine ne kete kampionat duke i shkaktuar te vetmen humbje ne 14 ndeshjet e luajtura sepse 13 te tjerat jane fituar.

Pas kësaj fitoreje, Vllaznia e të rejave mban sërish vendin e dytë në renditje, megjithatë për trajnerin e saj Besnik Lisha, e rëndësishme është që më shumë sesa fitoret, vajzat të mësojnë të luajnë bukur volejboll.

Pjese e ketij ekipi jane kapitenia Leda Preçetaj si dhe volejbollistet e tjera Xhesika Kaçi, Adma Mikopula, Adriana Vuçaj, Mandisa Kuçi, Sara Beci, Daniela Kodra, Izabela Dodani, Liridona Kodra, Edna Erkoçi, Elidona Lakti dhe Stela Brushtulli.

Ndeshja e sotme ndaj Partizanit në fakt nuk ka qenë e fundit pasi ditën e shtunë, Vllaznia do të udhëtojë drejt Vlorës për t’u ndeshur edhe me Flamurtarin dhe padiskutim që edhe në atë takim do të synohet fitorja, për ta mbyllur si duhet këtë vit.
www.shkodrasport.com