Është mbyllur 2-1 ndeshja mes Tottenhamit dhe Brighton. Fundviti i Premier Ligës ka sjellë befasi në kampin e Spursave, me miqtë që kanë gjetur golin e avantazhit në minutën e 37 me Uebster. Vendasve iu anullua një gol në minutën e 24, pasi sistemi VAR e konsideroi të parregullt për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë ka vendosur ekuilibrat, me Tottenham që barazon gjithçka në të 53 minutë me Kane. Delle Ali shënon golin e tretë të ndeshjes në minutën e 72, duke kaluar Tottenham në avantazh.

Me këtë rezultat është mbyllur i gjithë takimi. Kjo fitore e çon ekipin e Mourinhos në kuotën e 29 pikëve, në vendin e pestë.

FT Tottenham 2-1 Brighton (Kane 53, Delle Ali 72 / Webster 37′)

Formacionet:

Tottenham: Gazzaninga, Alderweired, Sanchez, Vertongen, Sessegnon, Sissoko, Winks, Aurier, Lucas, Alli, Kane

Brighton: Ryan, Burn, Duffy, Webster, Scheloto, Stephens, Alzete, Bernardo, Mooy, Gross, Connolly

Sissoko përplaset në fushë: