Opinion nga Tonin Frroku

Ne pese jave te luajtura te kesaj faze te dyte Vllaznia ka kater fitore dhe nje humbje.E thene ndryshe,ne pese jave shkodranet kane 12 pike po aq sa dhe Skenderbeu i vendit te pare.Ne 13 javet e fazes se pare shkodranet nuk kane me teper se 17 pike.E thene ndryshe diçka me shume se nje pike per ndeshje.Shume pak per nje skuader e cila eshte nga ekipet me te renda te futbollit tone.

E dyta faze sigurisht qe ka nisur krejt tjetersoj.12 pike ne pese jave te luajtura e tregojne kete.E gjithe kjo ka ardhur edhe per ate se tashme te gjithe jane te perqendruar tek ndeshjet.Dhe jo me tek rrogat.Te gjithe ne kete skuader jane te perqendruar ne maksimum per ta rikthyer Vllaznine aty ku vertet i ka hije kesaj skuadre.Nga vendi i dyte ku ndodhet Teuta me 34 pike tek vendi i peste ku eshte Vllaznia per momentin vetem pese pike ndryshim jane.Pa thene vetem tri pike nga vendi i trete ku eshte Flamurtari e vetem nje pike nga vendi i katert ku eshte Kukesi.Me pak fjale kupat europiane jane me afer se asnje here tjeter per Vllaznine.Skuader e cila me Bushatin ne pankine,por dhe Sinani e Osja ,lojtare qe pasi kane fituar si pak kush edhe me Vllaznine jane ketu per te bere me te miren per kete skuader.Per te ardhur tek Armir Grima,drejtori teknik i Vllaznise,ekip te cilit e ka fal shpirtin per ta bere edhe kampion e fitues kupe.Per te ardhur sigurisht tek Agron Çela,njeriu qe jo vetem risolli Vllaznine aty ku duhet te jete kjo skuader,por shume me teper ka risjell gjithe ato figura te medha te futbollit shkodrane e shqiptar njeherazi prane skuadres.Se mendimi i tyre vlen shume.Per ta mbyllur,Vllaznia eshte duke ecur tashme me hapin e nje kampioni.Pese jave 12 pike jane treguesi me i mire i kesaj ecje.