...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia edhe me një tjetër mungesë nesër ndaj Flamurtarit

Vllaznia edhe me një tjetër mungesë nesër ndaj Flamurtarit

Skuadra shkodrane nuk do të jetë e plotë në ndeshjen e nesërme ndaj Flamurtarit. Përveç mbrojtësit Denis Pjeshka, ditën e sotme është konfirmuar edhe një tjetër mungesë në rradhët e Vllaznisë. Mesfushori Florind Bardulla ka ndjerë shqetësime në kavilje, një problem ky i vjetër që i është rikthyer sërish dhe stafi teknik pasi është konsultuar edhe me atë mjekësor, ka vendosur ta lërë pushim atë.

Natyrisht që këto mungesa ndikojnë në zgjedhjet e trajnerit Gjoka, sidomos ato në mbrojtje ku është i limituar në zgjedhjet e tij. Megjithatë, Vllaznia do të mundohet që edhe me këto lojtarë që nuk do të ketë në dispozicion, t’ia dalë për të marrë pikë.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.