Ne kampin e Vllaznise duan me çdo kusht qe te sigurojne vendin e katert ne kampionat kete jave ndaj Kastriotit per te qene pjesemarres ne Europe dhe me pas per te shpresuar edhe te fitorja ndaj Lacit, ne finalen e Kupes se Shqiperise.

Megjithate, nese te paren nuk e kane ne doren e tyre, pasi varet edhe nga humbja e Kukesit, e dyta sigurisht varet nga ata, teksa u duhet nje fitore ndaj Lacit, ne finalen e Kupes se Shqiperise, per te marre pjese ne Kupat e Europes.

Megjithate, edhe ndeshja ndaj Kastriotit nuk pritet te jete nje shetitje per shkodranet, edhe pse krutanet kane siguruar gjithcka.

Per kete arsye, ne kampin shkodran jane gati te bejne nje sforco te fundit kete sezon per te marre tri piket, qe ne njefare menyre ndoshta me humbjen e Kukesit, do te mbeteshin ne gare per Europen.
Maringlen ZHIVANI