Ditën e djeshme Vllaznia ka federuar ndryshe nga sa pritej edhe tre futbollistë të tjerë. Ka patur edhe dy rikthime të futbollistëve që kanë qenë të huazuar tek Ada, pikërisht të Bekim Erkoçeviç dhe Gojart Rusit. Por përveç tyre, drejtuesit shkodranë kanë futur në listën e federimit edhe një futbollist tjetër të huaj. Bëhet fjalë për mesfushorin Brazilian Bruno Figueiredo. Nga sa merret vesh, ai është 27 vjeç dhe ka luajtur së fundi në Poloni. Megjithatë edhe për të nuk dihet ende nëse do ketë një kontratë të rregullt sepse duhet testuar fillimisht. Federimi I tij thjesht është bërë në mënyrë që emri të rregjistrohej në Federatë pa u mbyllur ende merkatoja e janarit. Nga sa bëhet e ditur, Figueiredo e ka filluar karrierën në Brazil, pikërisht me ekipin Rio Branco, për të vazhduar pastaj me Portuguesa Santista, me Guaruja, Gremio Pinherios, ndërkohë që ka luajtur edhe me ekipit Monte Carlo e ëindsor Archka. Ka luajtur edhe në Hong Kong me ekipin Sham Shui ndërsa në fazën e parë të sezonit 2012-13, ka luajtur në Poloni me Spart Brodnica. Pavarësisht kësaj CV-je, ai duhet parë nga afër për aftësitë e tij por ajo që të bën përshtypje është se nga të dhënat e para, Figueiredo luan në mesfushë dhe një afrim i tillë duket i pavlerë sepse Vllaznia aktualisht ka nevojë për mbrojtës dhe sulmues.
www.shkodrasport.com