Eshtë luajtur sot java e 8-të e kampionatit kombëtar të volejbollit për femra. Kështu, ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka humbur një tjetër ndeshje në kampionat.
Pasditen e sotme, ato janë ndeshur me Barleti Volley në takimin e luajtur në “Feti Borova”. Vajzat shkodrane nuk kanë mundur dot të rezistojnë ndaj një prej ekipeve më të forta dhe më të mira të kampionatit, duke e humbur këtë ndeshje në shifrat 3-0.
Me kete skuader ne fakt ishin ndeshur edhe dy here te tjera kohet e fundit ne ndeshjet e vlefshme per Kupen e Shqiperise teksa jane mundur 0-3 ne Shkoder dhe 2-3 ne Tirane. Ato jane mundur serish edhe sot, por kete here per kampionat.
Seti i parë u mbyll 25-11 për Barletin, që fitoi më pas edhe setin e dytë dhe të tretë, përkatësisht 25-15 dhe 25-19. Në këtë mënyrë, pas kësaj humbjeje, Vllaznia në volejboll për femra ndodhet edhe pas kësaj jave në vendin e katërt të renditjes.
Maringlen ZHIVANI