HomeFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia femra përgatitje intensive për ‘Champions League’

Vllaznia femra përgatitje intensive për ‘Champions League’

Vllaznia në futboll për femra vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në “UEFA Women Champions League”. Kështu, nën drejtimin e trajnerit Nikolin Leka, skuadra po stërvitet nga dy herë në ditë, paradite me ngarkesa fizike kryesisht në palestër me ushtrime aerobike, si edhe program atletik. Ndërkohë që, pasdite në fushën e blertë, duke punuar me topin në aspektin tekniko-taktik.

Ashtu si edhe në seancat e mëparshme, skuadrën vazhdon ta ndjekë prej së afërmi presidenti Lazër Matija, i cili pak ditë më parë realizoi edhe disa blerje të reja.

Blerje këto, që sipas vetë presidentit Matija, do të pasohen edhe me futbolliste të tjera cilësore, me qëllim përforcimin e skuadrës në prag të ndeshjeve europiane. Drejtuesit shfaqen të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve të skuadrës, duke konfirmuar një “top formë” për grupin e sportisteve, që kanë në dispozicion.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës për turin e parë të Champions League në futboll për femra, e ka vendosur Vllazninë të luajë në grupin e 10-të eleminator, së bashku me kundërshtaret e saj, FK Breznica e Malit të Zi dhe Spartak Myjava e Sllovakisë, ndeshjet e së cilës do zhvillohen në Malin e Zi.

Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments