Tjeter firme te Vllaznia. Kuqeblute kane firmosur me fantazistin brazilian Wellinton Gustavo “Gigante”. 25 vjeçari ka qene prej gati dy javesh ne stervitje me ekipin dhe stafi teknik eshte bindur per aftesite e tij duke dhene ok-in per veshjen e tij kuqeblu.

Si rrjedhoje diten e sotme ka ardhur edhe firma ne kontrate teksa me kete futbollist mesohet se eshte firmosur nje kontrate trevjeçare. Qe do tet thote se te Vllaznia besojne ne aftesite e tij.

Nje gje e tille eshte bere e ditur permes nje njoftimi nga vete faqja zyrtare e klubit shkodran ku shkruhet:

FIRMOS BRAZILIANI WELLINTON GUSTAVO “GIGANTE”

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur me fantazistin brazilian Wellinton Gustavo “Gigante”. Ai prej disa ditësh ka qenë në stërvitje me ekipin dhe stafi teknik ka dhënë ok-in për të.

Për rrjedhojë drejtuesit e klubit kanë gjetur marrëveshjen dhe futbollisti 25 vjeçar do të jetë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme.
Welcome Wellinton Gustavo!